Situata në Siri do të bëhet tema kryesore e mbledhjes së sotme të sesionit të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Për diskutimin e çështjes siriane u planifikua zhvillimi i debateve urgjente. Formati i tyre nuk është përcaktuar ende, por Këshilli për të Drejtat e Njeriut premton se objektiv i debateve do të jetë diskutimi i situatës në thelb.

Tema siriane gjatë gjithë këtyre ditëve të fundit është bërë qendrore si në OKB, ashtu dhe në BE. Bashkimi Evropian në prag miratoi një paketë sanksionesh kundër Sirisë. Në veçanti, është zgjeruar lista e njerëzve të padëshirueshëm për hyrje në territoret e vendeve të BE-së. Janë shtrënguar edhe sanksionet financiare dhe ekonomike ndaj Sirisë.

0Njëkohësisht BE-ja njohu opozitës siriane si forcën e vetme legjitime, duke i mohuar me këtë legjitimitetin Presidentit Bashar Al-Assad. Së fundi, Ministri i Jashtëm i Francës Alain Juppé e quajti një ide të mirë sjelljen e udhëheqjes siriane para drejtësisë nëpërmjet Gjykatës Penale Ndërkombëtare.