Shkarko audiofailin
Beogradi ra dakort me Prishtinën për pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale dhe nxitoi ta quajë atë “fitore diplomatike të Serbisë”. Që këtej e tutje Kosova do t’i nënshkruajë marrëveshjet në emër të vet.

Autoritetet në Prishtinë shpresojnë se në të ardhmen do të mund të hapin edhe përfaqësinë e vet në Beograd. Vetëm se në shënimin e tabelës me emrin “Kosova” do të figurojë një tregues, që do të thotë se mbishkrimi nuk përcakton statusin e Kosovës dhe se nuk përkon me Rezolutën № 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës mbi deklaratën kosovare për pavarësinë.

Opozita serbe i akuzon autoritetet e Beogradit se ato kanë përfunduar një marrëveshje, e cila bie në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e shtetit dhe njeh formalisht pavarësinë e Kosovës. Ja mendimi i historianit sllavist rus dhe vëzhguesit ndërkombëtar të botimit “Pravda.ru” Vadim Truhaçov (Vadim Trukhachev):

- Marrëveshja në fjalë është hapi i radhës drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit. Është krejtësisht e qartë se Frau Merkel, e cila në gusht të vitit të kaluar ndërmorri një udhëtim pune në Beograd dhe ushtroi gjatë tij presion mbi udhëheqjen e vendit, ia arriti qëllimit të vet - Zoti Tadiç për të satën herë i hapi rrugë kërkesave të saj. Unë e kam shumë të vështirë të kuptoj një gjë, dhe pikërisht, nëse i jep vallë llogari vetes Udhëheqësi serb për atë, se puna nuk do të përfundojë vetëm me Kosovën. Ia kam shumë frikën se pas kësaj radha do t’i vijë edhe Vojvodinës, edhe Sanxhakut. Mua më duket se Serbia do ta marrë, në fund të fundit, statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, vetëm se në këtë rast lind natyrshëm pyetja: se me çfarë kufijsh do të hyjë ajo në Bashkimin Evropian? A ia vlen vallë barra qiranë?

Siç dhe pritej, Marrëveshja u miratua nga Perëndimi. Për shembull, Ambasada e SHBA në Prishtinë i bëri thirrje të gjitha forcave demokratike në Kosovë të mbështesin marrëveshjet e arritura me Beogradin. Dhe disa përfaqësues të “Forcave demokratike” iu përgjigjën me entuziazëm të madh kësaj thirrjeje: këtë fundjavë në disa fshatra afër qytetit të Gjilanit komandot e Prishtinës rrahën keq 7 serbë, arrestuan 4 bashkëpunëtorë të MPB të Serbisë dhe i vunë prangat një djaloshi 16-vjeçar. Opozita serbe evidenton një lidhje të drejtpërdrejtë midis rritjes së tensioneve në Kosovë me marrëveshjeve të arritura në Bruksel, të cilat i dhanë një liri akoma dhe më të madhe autoriteteve të republikës së vetëshpallur.

Timur Bllohin