Sociologët po nxjerrin përfundimet e punës së tyre të vështirë, të tensionuar para zgjedhjeve presidenciale në Rusi. 27 shkurti është dita e fundit e lejimit të publikimeve të ratings të kandidatëve në fushatën presidenciale.

Rezultatet e sondazheve të zhvilluara i paraqitën Qendra mbarëruse për Hulumtime të Opinionit Publik (VCIOM), Levada-Ceter dhe Fondacioni “Opinioni Publik” (FOM).

Kryeministri aktual Vladimir Putin mbetet lider i padiskutueshëm i garës presidenciale. I tillë është rezultati i tre sondazheve të kryera nga sociologët. Në fakt, edhe në shifrat e tjera rezultatet e hulumtimeve ndryshojnë fare pak. Nëse në fillim të vitit opozita shpresonte ende në daljen e ndonjë prej kandidatëve në raundin e dytë, duke filluar që nga mesi i janarit rejtingu i Vladimir Putinit po tregon rritje të qëndrueshme. I vetmi nga kandidatët, rejtingu i të cilit ndodhet në rritje e sipër, me përjashtim të Kryeministrit, është sipërmarrësi Mikhail Prokhorov, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Kreu i VCIOM-it Valeri Fjodorov:

- Rritja e rejtingut të Vladimir Putinit dhe Mikhail Prokhorovit përbën dy tendencat kryesore të kësaj fushate zgjedhore. Përsa i përket 3 kandidatëve të tjerë, duhet thënë, se ata ndodhen pothuajse në të njëjtin nivel të mbështetjes, po ashtu si dhe një muaj-një muaj e gjysmë më parë. Prokhorov po e rrit rejtingun e vet nga një bazë shumë më e ulët. Ai e filloi me rreth 1%, ndërsa tani rejtingu i tij është rritur deri në 6%. Përsa i përket Putinit, ai e filloi me 42%, kurse tani e ka rritur rejtingu e vet deri në 54%.

Valeri Fjodorov mendon se Kryeministri do të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me avantazh prej 58.6% të votave. Pothuajse një rezultat të tillë i parashikon atij edhe FOM - 58,7%. Sipas të dhënave të Levada-Center, në mesin e atyre që kanë vendosur të marrin pjesë medoemos në votim, 66% kanë ndërmend ta japin votën e vet për Putinin.

I vetmi problem që mund të lindë për Vladimir Putinin në ditën e zgjedhjeve është “demobilizimi i elektoratit të tij. Siç vë në dukje Valeri Fjodorov, është e pamjaftueshme të kesh shumë përkrahës - duhet arritur pjesëmarrja e tyre në pikat e votimit për të dhënë votën e vet. Historia njeh jo pak raste, kur i preferuari i parapërcaktuar i garës i ka humbur zgjedhjet vetëm për shkak se mbështetësit e tij, duke qenë krejtësisht të bindur në fitoren e tij, e kanë shpërfillur vetë pjesëmarrjen në procesin e votimit.

0Ndërkohë, të tilla premisa nuk vërehen. Aktivizimi i opozitës tashmë i ka mobilizuar të gjithë ata, të cilët ia kanë frikën destabilizimit dhe lindjes së problemeve me të ardhmen e vendit.

Igor Sileckij