Serbisë së shpejti do t’i jepet statusi i kandidates zyrtare për anëtarësim në BE. Besimin në këtë e shprehu sot Ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt, i cili mori pjesë në mbledhjen e 27 ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

Vendimi në lidhje me këtë çështje mund të merret tashmë që të martën, më 28 shkurt, në takimin e Këshillit të BE-së për Çështje të përgjithshme në nivelin e ministrave të çështjeve evropiane të 27 vendeve të komunitetit.

0Kryetarët e qeverive të vendeve të BE-së, gjatë samitit të tyre të dhjetorit në Bruksel, e shtynë dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësin në BE Beogradit deri në mars të vitit 2012, duke u referuar tek çështja e pazgjidhur e Kosovës.