Në mbledhjen e Këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në Bruksel të hënën u arrit në marrëveshje për shtyrjen e operacionit ushtarako-detar kundër piraterisë në brigjet e Somalisë deri në dhjetor të vitit 2014.

0Në dokument i bëhet një vlerësim mjaft i lartë këtij operacioni në luftën kundër veprimeve të piratëve. Operacioni filloi në dhjetor të vitit 2008 dhe falë tij u garantua shoqërimi i karvanëve të anijeve të Programit Botëror të Ushqimit dhe Misionit të Bashkimit Afrikan në Somali, si dhe mbrojtja e anijeve të tjera nga sulmet e armatosura të piratëve.