Shërbimi i Sigurimit i Ukrainës sot konfirmoi zyrtarisht informacionin në lidhje me ndalimin e terroristëve, të cilët po përgatisnin atentatin kundër jetës së Kryeministrit rus Vladimir Putin.

Më 4 shkurt në Odesë, gjatë zhvillimit të një operacioni special, u arrestua qytetari 31-vjeçar i Çeçenisë Adam Osmajev, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe dy bashkëpunëtorë të tij të përfshirë në veprimtari terroriste.

Supozohet se roli i Adam Osmajevit në atentatin e dështuar ndaj jetës së Vladimir Putinit konsistonte në trajnimin e terroristëve dhe nisjen e tyre në Moskë. Terroristi vepronte me udhëzim të Liderit të grupimit “Emirati i Kaukazit” Doku Umarov. Pas marrjes së detyrës ai erdhi në Ukrainë, ku u takua me “nxënësit” e vet - çeçenasin Rusllan Magadajev dhe kazakistanasin Ilia Pjanzin. Gjatë kohës së një prej provave me eksploziv Rusllan Magadajevit i plasi bomba në dorë dhe ai vdiq në vend. Ilia Pjanzin u plagos. Pasi mori vesh për shpërthimin e ndodhur Adam Osmajev u fsheh në Odesë.

Ilia Pjanzin, kur erdhi në vete, tregoi se shumë shpejt pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi Rusllan Magadajev duhej të bëhej terrorist-kamikaze dhe të vriste Putinin. Shërbimet speciale të Ukrainës njoftuan menjëherë për këtë kolegët e tyre rusë. Këta të fundit sqaruan shumë shpejt se i vrari dhe i plagosuri ishin të lidhur me të vërtetë me militantët ilegalë. Më 4 shkurt erdhi për të vizitur Adam Osmajevin në Odesë babai i tij Asllanbek Osmajev. Në survejim të telefonatave të tij u arrit të gjendet vendstrehimi i të birit.

I dyshuari u arrestua, ndërsa përfshirja e babait të tij në përgatitjen e atentatit po verifikohet tani. Të paraburgosurit iu konfiskua një laptop me informacionin e hollësishëm të lëvizjes së kortezhit të Putinit. Më vonë, sipas dëshmive të vetë atij, në Moskë u gjet vendi i fshehjes së eksplozivit.

0Shërbimet speciale të Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë hetimin e kësaj çështjeje.