Më shumë se 20 udhëheqës të shquar të opozitës shpallën mbi daljen e vet nga Këshilli Kombëtar i Sirisë (KKSH) dhe për krijimin e “Grupit të patriotëve sirianë” nga opozita e re. Lider i Grupit të ri u bë Haitham al-Maleh – avokat dhe ish gjykatës, i cili është angazhuar në veprimtarinë e opozitës që në vitet 1970. “KKSH nuk mundi të arrijë rezultate të kënaqshme dhe të zbatojë në jetë kërkesat e opozitarëve”, - thuhet në komunikatën e lëvizjes së re.

0Opozita siriane ka qenë e përçarë që në fillim të kryengritjes në vend. Por Këshilli Kombëtar i Sirisë (KKSH), në udhëheqjen e të cilit janë përfaqësuar kryesisht figurat e opozitarëve që jetojnë jashtë vendit, konsiderohej si grupi më i fortë, më i konsoliduar në luftën politike kundër Damaskut.