Komandanti i forcave vullnetare iraniane “Basij”, Gjenerali brigadës Mohammad Reza Nakdi deklaroi se për djegien e Kuranit prej ushtarakëve amerikanë në Afganistan mund të merret hak vetëm me djegien e Shtëpisë së Bardhë dhe me varjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë bëmë poshtëruese, njofton të hënë kanali televiziv ndërarab “Al-Arabiya”.

Deklarata e Gjeneralit tingëlloi në sfondin e përkeqësimit të theksuar të marrëdhënieve midis Iranit dhe SHBA.

Javën e kaluar ushtarët e bazës amerikane “Bagram” asgjësuan libra fetarë myslimanë, duke përfshirë edhe disa kopje të Kuranit, gjë kjo që shkaktoi protesta masive në Afganistan.

0Të enjten Kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama iu drejtua popullit afgan me një letër, në të cilën i kërkon ndjesë atij për veprimet e pamenduara të ushtarëve amerikanë. Më parë për këtë incident kërkuan falje Komandanti i kontingjentit të NATO-s në Afganisztan John Allen dhe Ministri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara Leon Panetta.