Koreja e Jugut dhe SHBA filluan të hënën manovrat ushtarake në shkallë të gjerë nën emrin e koduar “Key Resolve”, të cilat do të përfundojnë më 30 prill. Ato përfshijnë trajnimet e përbashkëta ushtarako-detare të trupave tokësore dhe forcave ajrore.

0Manovrat tradicionalisht shoqërohen me kërcënime nga ana e Koresë së Veriut për dhënien e goditjes së kundërpërgjigjes, në rast të ndërmarrjes së sulmit mbi territorin e saj. Javën e kaluar Komiteti Shtetëror i Mbrojtjes i Koresë së Veriut deklaroi, se e konsideron vendimin për zhvillimin e manovrave të tilla “deklaratë lufte të pashprehur zyrtarisht”.