Një tërmet i ri ra në Republikën Tuva (Siberi) të hënën, njofton Shërbimi Gjeofizik i Akademisë së Shkencave të Rusisë. Sipas të dhënave të sizmiologëve, epiqendra e forcës së lëkundjes prej 5.2 ballësh ndodhet 130 kilometra larg kryeqytetit të Republikës - Kizill.

0Më shumë se 500 veta e kaluan natën në një vendstrehim të përkohshëm pas tërmetit të ditës së dielë me magnitudë prej 6.5 ballë. Në rajon është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.  Gjatë dy muajve të fundit në Republikën Tuva janë regjistruar tre lëkundje të forta të nëntokësore. Më e fuqishmja nga ato është fiksuar më 27 dhjetor. Atëhere magnituda në epiqendër të tërmetit arriti deri në 8-9 ballë.