Inspektorët ushtarakë amerikanë do të kryejnë një fluturim vëzhgimi mbi territorin e Rusisë, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse.

Fluturimi në fjalë do të ndërmerret nga 27 shkurti deri më 3 mars në kuadër të realizimit të Traktatit Ndërkombëtar të Qiejve të Hapur. Aeroplani OS-135B kaloi tashmë procedurën e certifikimit të kërkuar ndërkombëtar, e cila u ndoq edhe nga specialistët rusë.

0Traktati Ndërkombëtar i Qiejve të Hapur u nënshkrua nga 27 shtete në vitin 1992 dhe është ratifikuar nga të gjithë pjesëmarrësit e tij. Detyrë kryesore e këtij Traktati është zhvillimi i transparencës dhe dhënia e ndihmës për monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në sferën e kontrollit mbi armatimet.