Kryeministri rus Vladimir Putin shpreson se SHBA dhe vende të tjera do të marrin parasysh përvojën e hidhur të Libisë dhe nuk do të përpiqen të realizojnë në jetë skenarin e përdorimit të forcës ushstarake në Siri. Për këtë ai shkroi në artikullin e vet me titull “Rusia dhe bota në ndryshim”, i cili u publikua të hënën, më 27 shkurt, në gazetën “Moskovskie novosti” (“Московские новости”).

0Sipas mendimit të Putinit, përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare duhet të synojnë arritjen e pajtimit të brendshëm në Siri. Është i nevojshëm ndalimi imediat i dhunës nga ana e të gjitha palëve të konfliktit dhe parandalimi me çdo kusht i luftës civile në këtë vend, theksoi Kryeministri rus. Ai nuk përjashtoi gjithashtu edhe mundësinë e asaj, se qëllim i protestave në vendet arabe, të së ashtuquajturës “pranverë arabe”, mund të jetë rishpërndarja e tregjeve.