Zëdhënësi i Kryetarit të qeverisë ruse Dimitri Peskov e konfirmon, por nuk e komenton informacionin mbi parandalimin e tentativën e vrasjes së Vladimir Putinit.

Më parë, sot në mëngjes, Kanali i Parë televiziv rus me referim tek shërbimet speciale të Rusisë dhe Ukrainës njoftoi, se atentatin ndaj jetës së Kryeministrit rus po e përgatiste një bandë ruso-ukrainase, e cila kishte ndërmend të realizonte një sërë shpërthimesh në Moskë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit. Lënda eksplozive tashmë ishte sjellë në kryeqytetin rus dhe ishte fshehur në rajonin e autostradës Kutuzovsjaka (Kutuzov Avenue). Banda planifikonte të hidhte në erë kortezhin e Vladimir Putinit.

Sipas njoftimeve të Kanali i Parë televiziv, komploti u arrit të zbulohet pas shpërthimit në Odesë, të cilin fillimisht e cilësuan si shpërthim të gazit që përdoret në shtëpitë e banimit. Por, siç u bë e qartë nga hetimi, në fakt, po përgatitej eksplozivi që do të përdorej për realizimin e atentatit.

0Tani për tani komente të tjera rreth këtij informacioni nuk janë bërë më.