Shërbimet speciale të Rusisë dhe Ukrainës minuan planet e terroristëve, të cilët po përgatisnin atentatin ndaj jetës së Vladimir Putinit. Për këtë njoftoi sot Kanali i Parë televiziv rus. http://www.1tv.ru/

0Në qytetin ukrainas Odesë u kapën disa banditë, që ndodhen në listën ndërkombëtare të personave të kërkuar nga drejtësia. Sipas dëshmive të tyre u bë e ditur, se ata kishin ndërmend ta vinin në jetë pikësynimin e tyre kriminal në Moskë, menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të planifikuara më 4 mars, njofton kanali televiziv. Hetimi po vazhdon. Detaje më të hollësishme Kanali i Parë televiziv rus premton të njoftojë në edicionet e mbrëmjes të lajmeve.