Varrin e Whitney Houston, e cila ndërroi jetë në një dhomë hoteli më 12 shkurt, detyrohen ta mbrojnë nga fansat dhe grabitësit, meqenëse këngëtaren e varrosën në një arkivol të larë me flori, me këpucë prej floriri dhe zbukurime me diamante me vlerë gati 500.000$.

0Familja Houston ka punësuar roje të armatosura, që largojnë çdo ditë adhuruesit e saj nga varri. Ata vijnë në varreza me autobusë të tërë pambarim. Informacioni mbi zbukurimin pas vdekjes së këngëtares së famshme mori përhapje të gjerë pas publikimit në revistën The National Enquirer të fotografisë së Whitney Houston në arkivol.