Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës më 24 shkurt arritën në një marrëveshje mbi statusin e Kosovës. Në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, Serbia nuk njeh pavarësinë e republikës së shkëputur prej saj, por i njeh Kosovës të drejtën për të marrë pjesë në organizatat rajonale në Ballkan. Përveç kësaj, palët ranë dakort për mbrojtjen e përbashkët të kufirit të diskutueshëm.

0Marrëveshja u arrit pas dy ditë bisedimesh të ndërmjetësuara nga BE-ja. Kjo është marrëveshja e parë në të cilën mundën të arrinin palët që nga viti 2008, kur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme shkëputjen e vet nga Serbia.