Moska dënon vendosmërisht vrasjen e gazetarëve të huaj në Siri dhe i shpreh ngushëllimet e veta të sinqerta të afërmve dhe miqve të viktimave të incidentit, deklaroi sot Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Llukasheviç.

Më 22 shkurt në qytetin sirian Homs, si rezultat i shkëmbimit të zjarrit mes palëve kundërshtare, u vranë dy dhe u plagosën tre gazetarë të huaj, qytetarë të SHBA dhe Francës.

0“Kjo ngjarje tragjike dëshmon edhe një herë nevojën e ndalimit imediat të dhunës nga të gjitha palët e konfliktit ndërsirian dhe tranferimin e tij në brazdë politike me fillimin e një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar pa parakushte”, - theksoi Aleksandër Llukasheviç.