Gati 3/4 (73%) e qytetarëve rusë deklarojnë mbi synimin e vet për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe shumica e tyre planifikon ta japë votën e vet për kandidatin e partisë në pushtet, Kryeministrin aktual Vladimir Putin. Për këtë dëshojnë rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Fondacioni “Opinioni publik” (FOM).

Sipas parashikimeve të sociologëve, Putin mund të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve, duke siguruar mbështetjen e 58.7% të qytetarëve me një pjesëmarrje prej 61.8% të votuesve.

Në bazë të një pjesëmarrjeje të tillë kandidati presidencial i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov do të grumbullojë 16.2% të votave, Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovski - 8.8%, kandidati i vetë-promovuar Mikhail Prokhorov - 8.6%, kandidati i Partisë “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov - 6.1%.

9% e qytetarëve të anketuar njoftuan se nuk do të marrin fare pjesë në zgjedhje, 18% po e mendojnë këtë punë, pra janë të lëkundur.

0Të dhënat e Fondacioni “Opinioni publik” (FOM) u përftuan si rezultat i sondazhit proaktiv, i cili u zhvillua më 18-19 shkurt në 204 vendbanime të 64 subjekteve të Federatës Ruse me pjesëmarrjen e 3000 të anketuarve. Gabimi statistikor nuk i tejkalon 2.5%.