Joanne Rowling është duke punuar mbi romanin e saj të ri - kësaj here për të rritur. Autorja e librave mbi Harry Potter konfirmon me bindje se vepra e saj e re do të jetë krejtësisht diverse nga përrallat për magjistarët. Titulli i librit dhe subjekti i tij mbahen në fshehtësi të plotë nga botuesit.

0Famën mbarëbotërore shkrimtares ia solli romani mbi Harry Potter - pjesa e parë e të cilit doli në dritë në vitin 1997. Për 10 vjet Joanne Rowling shkroi 7 libra, të cilët janë shitur me një tirazh prej 450 milionë kopje. Fitimet nga shitja e biletave të kinemasë kanë arritur shumën gati 8 miliardë $. Joanne Rowling u bë shkrimtarja më e pasur në botë.