Aparatet fluturuese pa pilot, janë trendi bashkëhor në forcat e armatosura. Duke filluar nga ky vit me këto aparate po pajisen strukturat ushtarake në Rusi.

Aparatet luftarakë fluturues pa pilot (drones) e kanë rekomanduar veten më së miri në terren. Të këtillët janë përdorur nga CIA për të goditur bazat e terroristëve në Pakistan, Jemen, Somali. Ato janë në përbërje të ushtrisë së Izraelit dhe Britanisë së Madhe.

Igor Korotçenko, kreu i Këshillit Civil pranë Ministrisë së Mbrojtjes, tregon se si do të kompletohen Forcat e Armatosura të Rusisë me aparate fluturues pa pilotë.

- Në kuadër të programit shtetëror të armatimit, ushtria ruse do të krijojë, gjithashtu, linjën e fluturakëve pa pilotë, përfshirë variantin ofensiv të tyre. Ministria e Mbrojtës ka lidhur dy kontrata të mëdha për prodhimin dhe pajisjen në seri me fluturakë pa pilotë. Në dy-tre vitet e ardhshme do të fillojnë provat reale të modeleve të para të këtyre aparateve të brezit të ri.

Veprimet luftarake të ardhshme, ka të ngjarë, të zhvillohen në përgjithësi pa pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë të njeriut, mendon Igor Korotçenko.

Megjithatë, operacionet luftarake të këtyre fluturakëve pa pilotë, hë për hë, nuk janë gjithnjë të suksesshëm. Shembull i qartë është situata në kufirin pakistanezo-afgan, ku aparatet e këtillë të CIA-s kanë sjellë fatkeqësi të njëmendët për civilët paqësorë. Vështirësia e koordinimit në terren malor, mungesa e aftësisë zbuluese me themel dhe gjithëçfarë specifikash të tjera sjellin atë gjëndje, ku numri i viktimave të civilëve shkon me qindra prej “zjarrit miqësor pa pilot”. Gjithësesi, politikanët dhe gjeneralët nuk po heqin dorë nga ideja, se si të mund t’i përdorin akoma më shpesh këta fluturakë në operacionet ushtarake, vëren Zv.drejtori i Institutit të SHBA-ve dhe Kanadasë, Pavell Zollotariov:

- Tendenca e përgjithëshme afatgjatë është rritja e përqindjes së numrit të aparateve fluturues pa pilotë në aviacion. Gradualisht, nga të këtillët me përmasa të vogla, të destinuar për zbulim, janë dhënë tashmë porositë, që bota të kalojë në prodhimin e aparatëve fluturuese ofensive.

Kërkesa për to, nga ana e ushtrisë, shërbimeve speciale dhe organeve të ruajtjes së rendit, do të vijë në rritje. Në të ardhmen këta fluturakë do të shfaqen në arsenalin ushtarak të shumë vendeve. Potencialin e tregut botëror të aparateve fluturues pa pilotë, ekspertët që tani e vlerësojnë në gjashtë miliardë dollarë në vit, kurse në vitin 2018 kjo shifër do të dyfishohet.

Konstantin Garibov