Në Ngushticën e Kerçit po vazhdon ditë-natë operacioni për lirimin e anijeve nga robëria e akujve. E vetmja akullthyese në Ukrainë “Kapiten Bellousov” («Капитан Белоусов») punon pa ndërprerje 24 orë. Tani vazhdojnë të mbeten të bllokuara edhe rreth 20 anije.

Situata e ndërlikuar në ujërat e Detit Azov u krijua që në fund të muajit janar. Për shkak të ngricave anomale për rajonin të mbërthyera në kurthin e akujve mbetën gati 150 anije. Lartësia e kreshtave të akullit në Ngushticën e Kerçit në disa vende arrijnë deri në 2.5 metra.