Anijet helikoptermbajtëse ruse “Mistral”, ndryshe nga homologet franceze, do të pajisen me armatimet më moderne ofensive dhe difensive, duke përfshirë edhe raketat supersonike kruz.

Siç venë në dukje në Shtabin e Përgjithshëm, helikoptermbajtëset e Forcave Ushtarake Detare të Rusisë duhet të zotërojnë potencial të mjaftueshëm zjarri dhe goditjeje, me qëllim që të jenë luftanije vlerëplota multifunksionale. Përveç të tjerash, “Mistral” do të marrin në bord helikopterë sulmues dhe anti-nëndetëse, armë artilerie, mjete të blinduara desanti dhe ndërlidhjeje si dhe plot armë e teknikë tjetër moderne ushtarake.

0Marrëveshja për furnizimin e helikoptermbajtëseve të tipit “Mistral” u nënshkrua nga Rusia dhe Franca më 17 qershor të vitit 2010.