Deri në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi kanë mbetur vetëm 9 ditë. Grada e tensionit të fushatës parazgjedhore në Rusi është pashmangshmërisht në rritje. Ecuria e saj po tërheq një vemendje gjithnjë e më të madhe, pavarësisht madje dhe nga parashikueshmëria e përfundimit të votimit.

Shërbimet kryesore sociologjike “Qendra ruse për Hulumtime të Opinionit Publik (VCIOM), Levada Qenter, Fondacioni “Opinioni publik” parashikojnë fitoren e Vladimir Putinit që në raundin e parë të zgjedhjeve me rezultatin nga 53.5% - 66% gjatë 50% të votave të domosdoshme plus një votë.

Kandidati kryesor, më në fund, u duk në aktivitetet e mbështetësve të tij. Gjatë gjithë kohës së fushatës paraelektorale një gjë e tillë ka ndodhur vetëm një herë - në qytetin siberianoperëndimor rus Kemerovo. Mitingu i 23 shkurtit në stadiumin moskovit “Lluzhniki” u bë një ndër më masivët. Në të morrën pjesë rreth 130 mijë veta. Sociologia Olga Krishtanovskaja mendon se tonaliteti i fjalimeve të Kryeministrit aktual rus përcaktohet nga situata jo stabile politike aktuale në vend:

- Midis mbështetësve të tij gjithashtu ka vend shpresa, pritja shqetësuese. Si do të shkojnë punët më tej? Mitingjet me pjesëmarrje kolosale në pikat kryeqytetase Bollotnaja dhe Saharov shkaktuan shqetësim të madh në gjirin e shoqërisë. Po në qoftë se këta njerëz do të fillojnë të lëkundin me të vërtetë varkën, po sikur të fillojë Revolucioni Portokalli në Rusi? Çfarë zhvillimi do të marrin më tej ngjarjet? Mos do t’i vijë vallë fundi stabilitetit? Këto ankthe shkaktuan nevojën e një fjalimi pikërisht të tillë nga ana e Vladimir Putinit - të mbushur plot me besim, të ashpër dhe mobilizues.

Por me një mendim të tillë nuk janë të prirur të pajtohen të gjithë. Analistët politikë më pak besnikë ndaj Kryeministrit rus venë në pah frymën si tepër luftarake të fjalimit të Vladimir Putinit. Analisti politik Nikollai Petrov evidentoi në këtë përpjekjen për t’ia kundërvënë Moskën - e “mbingopur”, “të veleritur”, e cila se ç’kërkon nga lartësia e pozitës së saj - provincës dhe punëtorëve që duan stabilitet dhe fortësi. Nikollai Petrov e vëren problemin në faktin se për hir të arsyeve taktike theksi vihet mbi gjërat që do të pengojnë me të vërtetë seriozisht Kremlinin pas zgjedhjeve, kur do të duhet të jepen shpjegime se përse vendi ka nevojë për ndryshime, përse duhen reformat.

Në fakt, përpjekjet për t’i dhënë njëfarë fryme nervozizmi fushatës parazgjedhore mund të vërehen edhe në fjalimet e kandidatëve të tjerë presidencialë. Vladimir Zhirinovski flet në mënyrë të përsëritur për armiqtë e jashtëm dhe i bën thirrje rusëve “për të rrokur armët”, kurse Lideri i komunistëve Gennadi Gyuganov (atij sociologët i parashikojnë vendin e dytë) i krahason vetë zgjedhjet me luftën.

0Java e ardhshme premton të jetë e mbushur plot me ngjarje të larmishme paraelektorale. Nuk kanë përfunduar akoma debatet televizive, kandidatët po përgatisin “gjithfarë surprizash”, kurse opozita vazhdon të organizojë mitingje të reja.

Roman Mamonov