Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) po përgatitet të premten për të paraqitur një raport mbi rezultatet e turnet të inspektimit të ekspertëve të vet në Iran. Ata vizituan gjatë kësaj jave Teheranin për bisedime në lidhje me programin e tij bërthamor, por atyre iu refuzua qasja në kompleksin ushtarak në qytetin Parchin. Pikërisht atje, siç mendojnë në Perëndim, dhe është përqendruar puna për zhvillimin e armës bërthamore.

0Delegacioni paraardhës i ANEA-s e vizitoi Iranin më 29-31 janar. SHBA dhe një sërë vendesh të tjera të Perëndimit e dyshojnë Iranin për zhvillimin e armëve bërthamore nën maskën e programit bërthamor për qëllime paqësore. Teherani i mohon kategorikisht këto akuza.