Në Turqi e gjet një Bibël, mosha e së cilës mund t’i tejkalojë 1.500 vjetët. Ajo është shkruar në gjuhën amtare të Jezu Krishtit - aramaike. Shkronjat në të dallohen mjaft qartë edhe pse libri është nxirë nga koha.

0Sipas fjalëve të specialistëve, kjo relike ka arritur të mbijetojë deri në kohën tonë për shkak se është bërë plotësisht prej një lëkure të regjur në mënyrë speciale. Bibla e lashtë u deklarua menjëherë trashëgimi kulturore dhe u ekspozua për vizitorët në Muzeun e Ankarasë.