Njëri nga kandidatët për president të Egjiptit Abdel Moneim Aboul Fotouh u shtrua të premten në spital me tronditje të trurit pas sulmit të ndërmarrë ndaj tij nga persona të panjohur, njofton Agjencia Reuters.

60-vjeçari Abdel Moneim Aboul Fotouh po bënte rrugën e kthimit për në shtëpi kur u sulmua nga tre burra me maska në fytyrë. Kjo ndodhi dy javë para regjistrimit të kandidatëve për presidencën e Egjiptit.

0Zgjedhjet duhet të mbahen në qershor. Abdel Moneim Aboul Fotouh ka qenë anëtar i lëvizjes islamiste egjiptiane “Vëllezërit Myslimanë”, por u përjashtua prej saj në vitin 2011 për shkak të mosmarrëveshjeve me liderët e lëvizjes. Disa ekspertë besojnë se Abdel Moneim Aboul Fotouh është një nga kandidatët kryesorë për fitore në zgjedhjet presidenciale.