Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon emëroi paraardhësin e tij Kofi Annan të dërguar të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe në Siri, njofton Agjencia Associated Press.

0Në Siri që nga mesi i marsit i vitit 2011 nuk po rreshtin protestat antiqeveritare. Çdo ditë vijnë njoftime mbi vdekje të njerëzve - si personave civilë, ashtu dhe bashkëpunëtorëve të strukturave ushtarake. Sipas shifrave të bëra publike nga OKB-ja, numri i përgjithshëm i viktimave i ka tejkaluar 5 mijë vetat. Autoritetet siriane deklarojnë se në përplasjet me opozitën e armatosur janë vrarë më shumë se dy mijë ushtarakë dhe oficerë të policisë të Sirisë.