Serbët, të cilët jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, kanë hequr bllokadën nga dy pikat e kontrollit kufitar në Bërnjak dhe në Jarinjë, të vendosura në kufirin administrativ të Kosovës me Serbinë, njofton Agjencia France Presse.

Në fund të korrikut autoritetet kosovare u përpoqën të marrin nën kontroll dy pikat kufitare në Bërnjak dhe në Jarinjë me ndihmën e forcave speciale dhe policisë. Ushtarakët e trupave ndërkombëtare të KFOR-it muajt e fundit kanë ndërmarrë në mënyrë të përsëritur operacione për heqjen e barrikadave, por serbët i kanë rivendosur sërish ato.

0Më 3 dhjetor të vitit 2011 Beogradi dhe Prishtina arritën në marrëveshje mbi praninë e përbashkët në dy pikat e kontrollit kufitar Bërnjak dhe Jarinjë të serbëve, shqiptarëve dhe përfaqësuesve të Misionit të BE-së për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë (EULEX).