Një nga kandidatët kryesorë për presidencën Mitt Romney ka lënë pas vetes për nga popullariteti i vet Presidentin aktual të SHBA Barack Obama. Për këtë dëshmojnë rezultatet e sondazhit të opinionit publik të kryer nga Instituti Gallup.

Organizatorët e këtij studimi nga 16-19 shkurt iu drejtuan të anketuarve me një pyetje: “Për cilin do të votoni ju nëse zgjedhjet presidenciale do të mbahen sot?”. Për Mitt Romney u shprehën të gatshëm për të votuar 50% e personave të anketuar, 46% e respondentëve për Barack Obama. Performancë pak më të keqe ka republikani tjetër Rick Santorum. Në qoftë se Barack Obama do të rivalizojë në zgjedhjet presidenciale me të, atëhere mund të marrë 49%, po aq sa dhe republikani Rick Santorum.

0Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 6 nëntor. Nga Partia Demokratike në to do të marrë pjesë Obama. Aktualisht po zhvillohet një luftë e fortë, mjaft këmbëngulëse në mes të kandidatëve të Partisë Republikane.