Ish Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ka refuzuar fjalën e fundit në gjyq, njoftoi televizioni egjiptian.

Sot në Kajro po zhvillohet seanca e fundit gjyqësore para shpalljes së aktdënimit në lidhje me çështjen e Mubarak, djemve të tij, ish ministrit të brendshëm egjiptian dhe gjashtë oficerëve të lartë të policisë.

0Ata janë akuzuar për hapjen e zjarrit me armë mbi demonstruesit paqësorë gjatë Kryengritjes së janarit të vitit 2011 dhe për vepra korruptive. Prokuroria kërkon për Hosni Mubarak dënimin me vdekje.