Që nga 1 prilli në Bashkimin Evropian do të fillojnë të funksionojnë rregulla të reja. Në përputhje me to pakicat kombëtare, folëse të gjuhëve jokombëtare, mund t’u japin atyre statusin zyrtar.

Një nga të parat mund ti nënshtrohet kësaj procedure gjuha ruse në Letoni, deklaroi përfaqësuesja e këtij vendi në Parlamentin Evropian Tatiana Zhdanok.

Aktualisht zyrtare në BE janë 23 gjuhë. Rajonale quhen gjuhët që përdoren nga një pjesë e banorëve të shtetit, në qoftë se ato nuk janë dialekte të gjuhës zyrtare. Gjuha ruse në Letoni nuk gëzon as dhe një status të tillë në Letoni. Në Parlamentin Evropian është formuar një grup i tërë deputetësh, të cilët mbështesin të drejtat e pakicave kombëtare për të përdorur gjuhën amëtare. Ata i quajnë grupi i rajonalistëve, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” deputetja e Parlamentin Evropian Tatiana Zhdanok:

- Shumica e deputetëve përfaqësojnë dhe mbrojnë jo vetëm autonominë kulturore të popujve të vet, siç e kam bërë unë një gjë të tillë duke përfaqësuar komunitetin rusishtfolës të Letonisë, por dhe kanë tashmë një status më të lartë. Katalonja, Uellsi dhe Skocia kanë parlamentet e veta dhe gëzojnë statusin e autonomive.

Gjuha katalonase është e njohur tashmë në Evropë. Në këtë gjuhë flasin rreth 7 milionë banorë të Spanjës dhe Francës. Ajo ka fituar statusin e gjuhës rajonale. E njëjta situatë është edhe me gjuhën e galëve dhe atë baske në Spanjë, me gjuhën e Uellsit dhe Gaelicit në Britaninë e Madhe.

Gjuha ruse mund të pretendojë, si të paktën, për një status të tillë, shpjegon ekspertja Ekaterina Shibaeva:

- Gjuha ruse është një prej atyre gjuhëve, të cilat janë zyrtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por problemi nuk qëndron vetëm në këtë fakt. Ajo flitet së paku nga 1/3 e popullsisë së Letonisë dhe Estonisë.

Në referendumin e fundit që u mbajt në Letoni shumica e pjesëmarrësve të tij u shprehën kundër dhënies rusishtes të statusit të gjuhës së dytë shtetërore. Me kalimin e kohës, shprehet me bindje të plotë Ekaterina Shibaeva, qëndrimi ndaj rusëve në Letoni do të ndryshojë:

- Letonia është një nga ato vende, të cilat mund të shërbejnë si shembull klasik i dygjuhësisë. Sepse përveç faktit, se për 40% të popullsisë së saj gjuha ruse është amtare, ajo flitet edhe nga rreth 80% e popullsisë së Letonisë.

0Referendumi arriti të tërheqë vemendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj problemit të mprehtë të marrëdhënieve ndërnacionale në Letoni - një numër kaq të madh gazetarësh të huaj gjatë mbajtjes së tij njerëzit nuk kishin parë që prej 20 vjetësh në vend. Ndërsa kjo na lejon të shpresojmë se lufta për statusin e gjuhës ruse në Letoni nuk ka përfunduar ende. Me fillimin e veprimit të ligjit mbi Nismën Ligjore Qytetare kjo luftë do të rinisë me një forcë të re.

Maria Domnickaja