Qendra lituaneze për Studimin e gjenocidit dhe Rezistencës publikoi një listë të rezervave të ish bashkëpunëtorëve të KGB-së. Lista prej 238 emrash, në të cilën janë përcaktuar madje dhe gradat ushtarake, përfshin kryesisht rezervistët. Në lidhje me disa persona të listuar janë paraqitur edhe dosjet e tyre të detajuara.

0Në të ardhmen planifikohet publikimi i çështjeve personale edhe të ish bashkëpunëtorëve të tjerë të KGB-së. Site, në të cilin u postua lista e sipërpërmendur, që në orët e para u “shemb” për shkak të fluksit të madh të vizitorëve. Në momentet aktuale ai është vënë sërish në dispozicion të vizitorëve.