0Kompanitë ruse po futen në fazën e ndërtimit të modifikimit të ri të helikopterëve Mi-8/17 dhe Mi-171. Mjeti i ri fluturues, që mori emrin Mi-171-A2, mund të vazhdojë plotësisht suksesin komercial të paraardhësve të tij. Për këtë ekzistojnë të gjitha premisat. Një prej dallimeve kryesore të helikopterit të ri ndaj pararendësit të tij, që dilte për eksport nën brendin Mi-17/171, është fuqia e tij motorike. Më parë, helikopterët pajiseshin kryesisht me motorë të kompanisë “Motor Siç”, në Zaporozh të Ukrainës, vëren kryeredaktori i revistës “Vzljot”, Andrei Fomin:

- Ngandonjëherë, kjo gjë nxirrte probleme gjatë kompletimit të helikopterëve për forcat e armatosura dhe furnizimet për eksport. Prandaj u shtrua detyra e organizimit për prodhimin e motorit të modernizuar në Rusi. Prandaj afër Petersburgut po kryhen punimet e ndërtimit të një uzine të re të serisë, që i përket kompanisë “Klimov”. Në këtë uzinë do prodhohen motorët në seri, përfshirë edhe ata për Mi-171A2.

Sa i përket pajisjes me komplete importi, mendohet përdorimi i një pajisjeje ndihmëse të fuqishme e tipit “Sapfir”, të prodhimit çek. Ky është një motor plotësues për funksionimin e motorëve kryesorë dhe për ushqimin e sistemeve bazë të helikpterit, kur ai gjendet në tokë. Veç kësaj, në bordin e Mi-171A2 do të instalohet një komplet krejt i ri pajisjesh. Ky komplet do të krijohet në Rusi, por mund të përfshijë një sërë sistemesh të prodhimit nga jashtë. Kjo është një praktikë e pranuar nga të gjithë. Varianti i modernizuar i Mi-171A2 fillimisht është menduar si një helikopter civil, transporti dhe për pasagjerë, i cili çertifikohet, sipas normave bashkëkohore ndërkombëtare të standartit të sigurisë për aviacionin civil, vëren Andrei Fomin:

- Megjithatë, helikopterët me popullaritet në botë të brendit Mi/8/17 dhe Mi-171 shfrytëzohen gjerësisht si nga klientët civilë, ashtu edhe nga dikastere të ndryshme të forcave të sigurisë. Prandaj në perspektivë, nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të modelit të ri për interesa të strukturave të sigurisë, si në Rusi, ashtu edhe gjetkë. Kjo nuk do të thotë aspak se helikopteri do lëshojë raketa, do të hedhë bomba dhe do jetë luftarak. Bëhet fjalë për transportin e desantëve, të ngarkesave speciale, teknikës ushtarake.

Gjithësesi, arësya kryesore për krijimin e Mi-171A2 është përpunimi i versionit komercial të helikopterit civil, duke iu përgjigjur të gjitha kërkesave bashkëkohore. Dhe në këtë këndvështrim, helikopterëve të rinj u hapen perspektiva të gjera, thekson eksperti:

- Helikopteri u mendua si një zhvillim i mëtejshëm i brendit Mi-8/17 dhe Mi-171, në të cilët hyjnë dhe janë çertifikuar edhe modelet e Mi-171A1 në Brazil. Kështu që, pas pak kohësh ai do të bëhet trashëgimtar i këtyre modeleve në tregun botëror. Për pasojë, helikopteri Mi-8/17 akoma edhe sot mbetet bestseller në llojin e tij dhe njëri prej mjeteve fluturuese më të përhapura në botë. Ata shfrytëzohen në më shumë se njëqind vende të ndryshme.

Përveç fuqisë motorike, tek Mi-172A2 do të përdoret edhe një sistem strukturor rezistent me helika prej kompozita materialesh. Ekspertët mendojnë se helikopteri në fjalë do të përmbajë mjaft përparësi për punën në kushtet e relievit të lartë malor dhe në klimë të nxehtë, duke e krahasuar me Mi-17.

Oleg Nehai