Ambasada e SHBA në Kabul është rrethuar, bashkëpunëtorët e saj nuk largohen dot nga territori i misionit diplomatik për shkak të demonstratave që kanë përfshirë gjithë kryeqytetin afgan, në shenjë proteste kundër djegies së Kuranit në territorin e bazës ushtarake ajrore të NATO-s në Afganistan.

“Ambasada është bllokuar. Të gjitha udhëtimet janë anuluar. Ju lutemi, të gjithëve të qëndroni këtu për arsye sigurie”, - njoftohet në Twitter-in zyrtar të Ambasadës.

0Gjatë protestave demonstruesit hidhnin me zë të lartë parullat “Vdekje Amerikës!”. Në kohën e shpërndarjes së turmës protestuese mbi 10 persona morrën plagë me armë zjarri.