Në Afganistan po vazhdojnë protestat masive në lidhje me njoftimet që u dukën se ushtarët e forcave të koalicionit ndërkombëtar po djegin kopjet e Kuranit në bazën ajrore “Bagram”.

Qindra njerëz të indinjuar dolën sërish në rrugët e Kabulit dhe Xhalalabadit. Ata hedhin me zë të lartë parulla anti-amerikane dhe qëllojnë policët me gurë. Disa të tjerë shtijnë me armë zjarri në ajër.

Në prag Komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali John Allen kërkoi falje për veprimet e ushtarëve të NATO-s dhe urdhëroi zhvillimin e hetimit të plotë të këtij incidenti.