SHBA kanë konfirmuar se kanë ndërmend të kërkojnë forcimin e presionit ndërkombëtar mbi autoritetet e Sirisë dhe Presidentin Bashar Al-Assad me qëllim të rrëzimit të tij, duke mos përjashtuar në këtë rast as ndërhyrjen e armatosur.

“Në qoftë se ne nuk mund ta detyrojmë Bashar Al-Assad që t’i nënshtrohet presionit, i cili ushtrohet mbi të, ne mund të shqyrtojmë atëhere edhe marrjen e masave suplementare”, - deklaroi në një konferencë për shtyp Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Victoria Nuland.

0Në përgjigje të pyetjes - nëse do të thotë vallë kjo se çizmja ushtarake amerikane mund të shkelë tokën siriane - Viktoria Nuland deklaroi se SHBA nuk përjashtojnë asnjë variant.