Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez do të bëjë edhe një operacion tjetër për heqjen e vatrës së tumorit.

Siç tregoi vetë Chavez, gjatë ekzaminimit mjekësor mjekët në Kubë i gjetën atij edhe një tumor tjetër kanceroz. Ai ndodhet afërsisht po në atë vend, ku në verën e vitit të kaluar Hugo Chavez-it i operuan tashmë tumorin malinj.

“Fjalë bëhet për një masë tumorale me diametër rreth 2 centimetra, kurrfarë metastazash mjekët nuk zbuluan në trupin tim”, - tha Presidenti i Venezuelës.