Në vigjilje të Ditës së Mbrojtësit të Atdheut (23 shkurt) Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev bëri një vizitë pune në Divizionin raketor të Tamanit (mbajtës i Urdhërit ushtarak “Flamuri i Kuq”) në rajonin Saratov.

Ai u dorëzoi dekorata shtetërore ushtarakëve të Forcave Raketore të Destinacionit Strategjik (FRDS) dhe mori pjesë në ceremoninë e hyrjes në dezhurn luftarak të një prej regjimenteve raketore. Pasi u dorëzoi dekoratat ushtarakëve dhe i uroi ata me rastin e afrimit të festës së Ditës së Mbrojtësit të Atdheut, Presidenti Dimitri Medvediev vuri në dukje se shteti i konsideron forcat raketore komponent kyç të trupave strategjike bërthamore të Rusisë:

- Në vitet e fundit është miratuar një numër i madh vendimesh shumë të rëndësishme për ripajisjen e Forcave Raketore të Destinacionit Strategjik (FRDS). Të gjitha këto vendime janë mbështetur me mjete financiare dhe sigurisht do të gjejnë zbatim në afatin e përcaktuar. Gjithçka e nevojshme për të ruajtur nivelin e dëshiruar të aftësisë mbrojtëse dhe sigurisë së vendit tonë në bazë të FRDS-së do të bëhet patjetër.

Duke komentuar deklaratën e vet mbi sistemin evropian të mbrojtjes antiraket, bërë në Mesazhin e përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale në vitin 2011, Medvediev u shpreh, se ajo nuk do të thotë fillim i konfrontimit me Perëndimin. Rusia po realizon në jetë kundërmasat e bëra publike ndaj sistemit amerikano-evropian të mbrojtjes antiraket, në qoftë se asaj nuk do t’i propozohet skema e punës së përbashkët në këtë sferë ose nuk do të ndodhë refuzimi nga amerikanët i planeve të veta, të cilat cënojnë interesat strategjike të Rusisë, mendon Presidenti rus.

Një ditë më parë botimi “Rossijskaja gazeta” («Российская газета») publikoi artikullin e radhës të kandidatit presidencial dhe Kryeministrit aktual Vladimir Putin me titull “Të jemi të fortë: kjo është garanci për sigurinë kombëtare të Rusisë”. Në të Vladimir Putin vuri në dukje, se sot “është siguruar qëndrueshmëria e besueshme dhe mjaftueshmëria e komponentit tokësor, detar dhe ajror të forcave strategjike bërthamore të Rusisë”. Përsa i përket Forcave Raketore të Destinacionit Strategjik (FRDS) si komponent përbërës tokësor i tyre, duhet thënë, se pjesa e komplekseve moderne raketore të bazimit tokësor për katër vitet e fundit është rritur nga 13 deri në 25%. Autori i artikullit siguroi, se ripajisja edhe e 10 regjimenteve të tjera raketore me komplekset strategjike moderne “Topol-M” dhe “Jars” (“Yars”) do të vazhdojë.

Forcat Raketore të Destinacionit Strategjik (FRDS) kanë qenë, janë dhe do të mbeten komponenti kryesor i trupave strategjike bërthamore të Rusisë, theksoi në intervistën e vet dhënë Radiokopmanisë “Zëri i Rusisë” eksperti ushtarak Viktor Baranjec:

- Kjo është pikërisht ajo shtyllë, ajo ombrellë raketoro-bërthamore, që, në gjendjen aktuale jo fort të mirë në të cilën ndodhet ushtria, do të lejojë zbatimin e reformave, ndërsa, më kryesorja, do të ruajë sovranitetin e vendit dhe paritetin raketoro-bërthamor.

0Fakti, që Dimitri Medvediev gjatë vizitës së tij në Divizionin raketor të Tamanit fokusoi edhe një herë vemendjen ndaj rëndësisë së Forcave Raketore të Destinacionit Strategjik (FRDS) si llojit të trupave më efektive ushtarake, ndërsa Vladimir Putin në artikullin e tij i dha prioritet trupave raketore, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin, shtoi Viktor Baranjec.

Ilia Harllamov