Një shatërvan nafte shpërtheu në oborrin e një shtëpie private në qytetin perëndimor ukrainas Borisllav. Si pasojë e shpërthimit të kësaj përzierje nafte janë ndotur ndërtesat banesore, godinat e infrastrukturës të ekonomisë bujqësore, toka. Borisllav është i vetmi qytet në botë, i cili ndodhet mu në mes të vendburimit industrial të naftës dhe gazit.

Autoritetet i druhen shumë përsëritjes së situatës të vitit 1972. Atëhere, pas një ngjarje po të tillë pranë një shtëpie private, për ironi të fatit, mu në mes të rrugës ndodhi shpërthimi i gazit natyror, që shoqëroi hedhjen spontane të naftës. Si rezultat gjetën vdekjen 17 banorë.

0Bumi i naftës në qytetin Borisllav ka filluar që në mesin e shekullit të XIX-të. Nafta ndodhej kaq afër sipërfaqes, sa që ata që dëshironin thjesht gërmonin puse dhe e mblidhnin atë me kova.