Izraelit do t’i nevojiten si të paktën 100 aeroplanë për të fluturuar më shumë se 1.500 kilometra mbi territoret e shteteve të tjera, nëse do të merret vendimi për të sulmuar Iranin, njofton gazeta “The New York Times” me referim tek vlerësimet e analistëve ushtarakë amerikanë, të cilët janë të mendimit se goditja izraelite mbi objektet bërthamore të Iranit do të bëhet një operacion jashtëzakonisht i ndërlikuar.

0Në artikullin e botimit amerikan citohen gjithashtu edhe fjalët e ish Shefit të CIA-s amerikane Michael Hayden, i cili deklaroi se Izraeli nuk është në gjendje të japë goditje ajrore, të afta për të penguar seriozisht zhvillimin e programit bërthamor të Iranit, ndër të tjera, edhe për shkak të distancës së madhe gjeografike midis dy vendeve.