Në Iran mbërriti delegacioni i ekspertëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA).

0ANEA pret nga kjo vizitë rezultate konkrete dhe ndihmë nga ana e autoriteteve iraniane në hetimin e aplikimeve të mundshme ushtarake të programit bërthamor të Iranit. Por, sipas njoftimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, vizitimi i objekteve bërthamore të Iranit, gjatë vizitës dy-ditore të delegacionit të ekspertëve të ANEA-s në vend, nuk është planifikuar.