Autoritetet kiliane kanë mbylluar kufirin me Perunë për shkak të faktit se gjatë rënies së shirave të rrëmbyeshëm rrjedha e ujit ka gërryer dheun dhe ka nxjerrë në sipërfaqe disa mina mu në mes të autostradës. Përfaqësuesit e autoriteteve nuk njoftojnë numrin e saktë të minave të gjetura në rrugë.

0Ushtria kiliane vendosi përgjatë kufirit një fushë të minuar gjatë kohës së acarimit të marrëdhënieve në vitin 1970. Punimet për çdëmtimin e municioneve janë aktivizuar në mënyrë të ndjeshme kohët e fundit dhe xhenierët ushtarakë shpresojnë ta pastrojnë krejtësisht zonën nga minat deri në vitin 2020.