0Kuptimi fillestar i fjalës “këmbësori”, pra ushtarë që ecin në këmbë, është konsumuar qëmoti. Këmbësoria, që prej kohësh, ecën tashmë në makina të llojeve nga më të ndryshmet. Një nga mjetet bazë të transportit të ushtarëve rusë është edhe automjeti luftarak për këmbësorë (ALK).

Tani në përbërje të Forcave të Armatosura të Rusisë qëndron ALK-3. Ky, sigurisht nuk është thjesht një mjet transporti, por një kompleks i tërë i mbështetjes me zjarr. Për automjetet e këtij tipi, fuqia e zjarrit të ALK-3 është e paprecedent. Në kullën dyvendëshe me sektor për luftim është instaluar një kompleks bazë armatimi, me një shtrat lëshimi predhash 100 mm, një grykë zjarri automatike 30 mm dhe një mitraloz 7,62 mm. Ndërsa dy mitralozë të tjerë me kënd të kufizuar veprimi janë të fiksuar në të majtë dhe të djathtë të vendit të mekanikut, i cili është i vendosur në qendër të hundës së autoblindës. Nëse do t’u shtojmë këtyre blindazhin serioz mbrojtës, motorin e fuqishëm, që lejon ecjen me shpejtësi deri në 70 km/orë në terren të thatë, aftësinë notuese, atëhërë, bëhet e qartë, se përse ALK-3  zë një ndër vendet e para në botë brenda klasit të saj. Prandaj ndaj kësaj autoblinde tregohet interes i madh nga ana e klientëve të huaj të teknikës luftarake. Pikërisht ALK-3 fitoi konkursin dhe u fut në përbërjen e forcave të armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe në sasi prej disa qindra syresh.

Dhjetra ALK-3 gjenden në përbërjen e ushtrisë së Greqisë, Qipros, Indonezisë, Sirisë, Algjerisë etj. Interesi ndaj ALK-3 shpjegohet edhe me potencialin modernizues të kësaj lloje teknike si edhe me një përzgjedhje të gjerë modifikimesh, të cilat përpunohen dhe prodhohen sipas kërkesave të konkretizuara. Për.shembull, ALK-3K, është një autoblindë për komandat ushtarake, e përpunuar mbi bazën e ALK-3 dhe është e destinuar për veprimet koordinuese të njësitit luftarak që i përket me njësitet e tjera, si dhe me hallkën më të lartë të komandës.

Duke marrë mbiquajtje të ndryshme, por gjithësesi mbi një bazë të vetme, ekzistojnë kësisoj disa variante të kësaj autoblinde:  autoblinda luftarake zbuluese e zbulimit të ushtrisë; autoblinda për evakuim dhe remont mbi bazën e një vinçi piru dhe pajisjeje me kavo tërheqëse; autoblinda me grykë artilerie automatike 120 mm; ajo me paisje çminimi; autoblinda e pajisur me raketa antitank të kompleksit “Krizantema-S” dhe shumë variante të tjerë.

I. Ostanin