Ministrat e financave të vendeve të zonës së euros miratuan planin për shpëtimin e Greqisë. Athina kërkon një hua prej 130 miliardë euro për të shmangur falimentimin në mars, kur asaj do t’i vijë afati për të paguar për borxhin e vet shtetëror. Kusht kryesor për dhënien e kësaj shume Greqisë u bënë masat drastike të kursimit, të cilat Greqia u detyrua t’i ndërmarrë pas negociatave të vështira në koalicionin qeverisës.

0Përveç kësaj, siç njoftoi Kreu i Grupit Evropian Jean-Claude Junker, bankat private janë të gatshme për të fshirë nga llogaria 53.3% të borxhit të Greqisë. Greqia i detyrohet huadhënësve privatë rreth 230 miliardë euro nga borxhi i përgjithshëm i saj prej 350 miliardë $. Kryeministri i Greqisë Lucas Papadimos në një konferencë për shtyp në Bruksel e quajti historik vendimin e kreditorëve.