Presidenti i SHBA Barack Obama do të takohet me Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanjahu më 5 mars të vitit 2012. Për këtë njofton shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë. Pritet që tema kryesore e këtij takimi të jetë programi bërthamor i Iranit dhe ndikimi i tij në sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.

0Takimi në fjalë do të mbahet gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanjahu në Shtetet e Bashkuara më 4-5 mars, ku ai do të shkojë për të marrë fjalën në takimin vjetor të Komitetit amerikano-izraelit të Çështjeve Publike.