Vladimir Putin mund të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 4 shkurtit me rezultatin gati 60%. Në vendin e dytë do të renditet Udhëheqësi i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov. Me konkluzione të tilla dolën ekspertët e Qendrës mbarëruse për Hulumtime të Opinionit Publik (VCIOM).

Kreu i VCIOM Valeri Fjodorov komentoi rezultatet e sondazhit më të fundit të preferencave elektorale të banorëve të Rusisë:

- Parashikimi është llogaritur mbi bazë të të dhënave të përftuara nga sondazhi mbarërus i 11-12 shkurtit. U anketuan 1.600 persona në 138 vendbanime të ndryshme në 46 rajone të Rusisë. Gabimi statistikor nuk e tejkalon 3.4%. Në Moskë dhe Shën Petersburg në sondazh u përfshinë 1.200 veta. Sipas rezultateve të sondazhit mund të presupozohet se Vladimir Putin do të sigurojë 58.6% të votave në zgjedhjet presidenciale. Në vend të dytë do të renditet Gennadi Zyuganov me 14.8%, në vendin e tretë Vladimir Zhirinovski me rezultatin 9.4%, pas tij Mikhail Prokhorov me 8.7% të votave, kurse Sergei Mironov do të marrë 7.7% të votave.

Valeri Fjodorv saktësoi, se rejtingu i Vladimir Putinit kohët e fundit po vjen duke u rritur vazhdimisht. “Po fiton pikë” edhe Mikhail Prokhorov: pozitat e veta në shkurt ai i përmirësoi në mënyrë të qenësishme - nga 4 deri në 6%. Ndërkohë biznesmeni mund të parakalojë Gennadi Zyuganov dhe të renditet në vendin e dytë në qytetet më të mëdha të Rusisë - në Moskë dhe Shën Petersburg respektivisht me rezultatet 17.2 dhe 16%.

Sociologu i “Levada Center” Denis Vollkov në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” deklaroi, se të dhënat e VCIOM reflektojnë gjendjen reale të punëve.

- Kjo shifër ngjason shumë me të vërtetën. Rezultatet e “Levada Center” u dukën në fund të javës. Por ne jo thjesht i pyetëm njerëzit se për cilin kandidat do të votojnë ata, të anketuarit shprehnin vullnetarisht emrat e kandidatëve të ndryshëm për të cilët ata do të japin votën e tyre. Dhe qytetarët e vendit zgjidhnin emrat e kandidatëve të listuar në fletëvotim. Sipas përfundimeve të këtij sondazhi ne pamë se për Vladimir Putinin janë të gatshëm të votojnë rreth 43% e rusëve.

Vladimir Putin ka një rajting të përafërt me 50%, mendon Drejtori i Institutit rus për Ekspertiza Politike Eugjeni Minçenko:

- Vazhdon të mbetet një pjesë elektorati e pavendosur, e cila do të shpërndahet në mesin e të gjithë kandidatëve. Duke marrë parasysh faktin, se rejtingu i Putinit këto javët e fundit po demonstron një dinamike pozitive, propabiliteti i rritjes së tij është mjaft i lartë.

0VCIOM zhvilloi njëkohësisht edhe studimin në lidhje me të ashtuquajturit anti-rejting të kandidatëve presidencialë. Në krye të listës renditet Vladimir Zhirinovski - për të nuk do të votojnë në asnjë rrethanë (kurrën e kurrës) më shumë se gjysma e të anketuarve. Pas tij vjen Genadi Zyuganov, Mihkaill Prokhorov dhe Sergei Mironov. E mbyll listën e anti-rejtingut Vladimir Putin: për të nuk duan të japin votën e vet 14% e të anketuarve.

Ilia Harllamov