Forcat e Armatosura të Iranit të hënën filluan stërvitjet me pikësynim përforcimin e mbrojtjes kundërajrore të objekteve më të rëndësishme të vendit. Siç njoftoi Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore të Iranit, manovrat 4-ditore ushtarake do të zhvillohen në pjesën jugore të vendit. Gjatë stërvitjeve është planifikuar përdorimi i sistemeve raketore, radarëve dhe avionëve luftarakë.

0Në fillim të shkurtit Trupat e Rojeve të Revolucionit Islamik filluan stërvitjet ushtarako-detare në Ngushticën e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit. Teherani deklaroi mbi gatishmërinë e vet për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit nëse vendet e Perëndimit do të vendosin sanksione mbi eksportin e naftës nga Republika Islamike.