Referenduni mbarëkombëtar në lidhje me çështjen që ka të bëjë me dhënien rusishtes të statusit të gjuhës së dytë shtetërore në Letoni arriti të kompaktësojë radhët e komunitetit vendor rusishtfolës, mendon njëri nga iniciatorët e zhvillimit të tij Vladimir Linderman. Sipas fjalëve të tij, autoritetet e vendit që këtej e tutje do ta kenë shumë më të vështirë të injorojnë mendimin e popullsisë rusishtfolëse. Sepse tani ekzistojnë të gjitha arsyet që në përputhje me standartet evropiane të arrihet për gjuhën ruse statusi rajonal.

Sipas të dhënave të KQZ-së, për dhënien rusishtes të statusit të gjuhës së dytë shtetërore në Letoni votuan 24.88% e qytetarëve dhe kjo pavarësisht nga fakti se 300 mijë banorë rusishtfolës janë të privuar nga e drejta e votimit në Letoni. 74.8% u shprehën kundër amendamenteve përkatëse në Kushtetutën e vendit.

0Më shumë se 1/3 e popullsisë së Letonisë përbëhet nga banorë rusishtfolës, të cilët luftojnë për ruajtjen e shkollave ruse në këtë republikë.