Qendra mbarëruse për Hulumtime të Opinionit Publik (VCIOM) parashikon fitoren e Vladimir Putinit që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas parashikimit tonë, zgjedhjet do të mbahen në një raund, fitoren në to do ta korrë Vladimir Putin me 58.6% të votave. Pas tij do të renditet Gennadi Zyuganov, i cili do të mund të grumbullojë në mbështetje të vet 14.8 % të votave. Outsider do të bëhet Sergei Mironov me 7.7% të votave, tha Drejtori i Përgjithshëm i VCIOM-it Valeri Fjodorov.

0Parashikimi është bërë në shkurt, sondazhi u zhvillua më 11-12 shkurt. U anketuan 1.600 persona në 138 vendbanime, gabimi statistikor nuk e tejkalon 3.4%. Në Moskë dhe Shën Petersburg në sondazh u përfshinë 1.200 veta. Rejtingu elektoral i Vladimir Putin po vjen duke u rritur - aty nga mesi i shkurtit ai arriti treguesin 55%. I ka përmirësuar pozitat e veta edhe Mikhail Prokhorov - nga 4 deri në 6 përqind. Ratings e tre kandidatëve të tjerë presidencialë mbeten stabilë. Vetëm 18% e votuesve nuk janë të prirur t’i besojnë rezultateve të zgjedhjeve të 4 marsit, kurse të tjerët janë të bindur se zgjedhjet do të jenë të ndershme, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i VCIOM-it Valeri Fjodorov.