Avionët e papilotuar (drones) të Forcave Ushtarake Ajtore të SHBA po kryejnë fluturime zbulimi mbi territorin sirian duke u ngritur nga bazat ushtarake në Irak, njofton gazeta kineze “Huantsyu shibao”.

Sipas njoftimit të burimit të gazetës, këta avionë të papilotuar amerikanë “transmetojnë foto dhe video filmime në qendrën e drejtimit, ndërsa më pas ato kalojnë në buletinet e zhvillimit të veprimeve luftarake”.

Autori shkruan, se u ka parë buletinë (manualë) të tillë në duar pilotëve amerikanë, të cilët kanë bombarduar objektet në Libi. Në to ishin përcaktuar në mënyrë shumë të qartë objektivat për dhënien e goditjeve.

0Gazeta shkruan: “Repartet e destinacionit të posaçëm të Katarit dhe Britanisë së Madhe tashmë mbërritën në Siri. Njësitë e opozitës me efektiv të kufizuar luftëtarësh, pa armë të rënda dhe pa përvojë luftarake po i rezistojnë me sukses ushtrisë siriane dhe forcave të sigurisë pikërisht për asyen se udhëhiqen e instruktohen nga specialistë të kualifikuar”.